Fundjavë përvëluese në gjithë të vendin, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë
Pas Prokurorisë së Përgjithshme, që kërkoi pak ditë më parë ndërhyrje, pasi është bllokuar puna e saj veçanërisht në hetimin e dosjeve në juridiksion fillestar, ka reaguar edhe Unioni i Prokurorëve, që përfaqësojnë të gjithë prokurorët në vend.
Përmes një deklarate për mediet, Unioni i Prokurorëve shpreh shqetësimin për situatën e krijuar pas ndryshimeve kushtetuese. Prokurorët në vend – thotë unioni, – përfaqësojnë akuzën e shtetit në mijëra dosje në gjykatë dhe aktualisht konstatohet një situatë e nderë, që është krijuar nga mosmiratimi i ligjeve organike në zbatim të ndyshimeve kushtetuese.
Më tej unioni shprehet i shqetësuar për anëtarët e Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda, të parashikuar për të mos vazhduar detyrën me ndryshimet e reja kushtetuese. Unioni i Prokurorëve thekson miratimin sa më shpejt të ligjeve dhe marrjen e masave për funksionimin normal të Prokurorisë derisa këto ligje të kalojnë.
Top Channel