Zvicra thyen kampionët e Europës

06/09/2016 00:00

Kampionia e Europës, Portugalia e nisi me një humbje fushatën eliminatore drejt Botërorit Rusi 2018, pasi u mund 2-0 nga Zvicra në Grupin B.

Ekipi i Petkovicit shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë duke zgjidhur në vetëem 6 minuta takimin, teksa në pjesën e parë shënuan Embolo dhe Mehmedi ndërsa në pjesën e dytë Granit Xhaka u ndëshkua me të kuq.

Në dy sfidat e tjera të grupit Hungaria barazoi 0-0 me Isuhjt Faroe ndërsa Letonia triumfoi me një gol të Sabalas në Andora.

Në Grupin A, Suedia dhe Holanda nuk arritën të nxjerrin një fitues mes tyre. Suedia pa Zlatan Ibrahimovicin, i tërhequr pas Europianit arriti të gjente epërsinë me anë të Marcus Bergut në fundin e pjesës së parë , por në të 67-tën, Wesley Sneijder riktheu barazpeshën për portokallinjtë.

Franca gjithashtu nuk arriti të fitonte pasi barazoi 0-0 në Bjellorusi, në një ndeshje ku vendasit dhe pse nuk goditën asnjëherë portën arritën t’i merrnin një pikë nënkampionëve të Europës.

Bullgaria nuk e pati aspak të thjeshtë me Luksemburgun teksa fitoi me përmbysje 4-3 në shtëpi, ku vendimtar rezultoi goli i Tonevit në minutën e 92-të, vetëm pak sekonda pasi Bonhert kishte cuar shifrat provizore në 3-3.

Në Grupin H u pëmbushën parashikimet me 3 të mëdhatë që arritën të fitojnë sfidën e tyre. Lulaku me një dygolësh rezultoi vendimtar në fitoren e Belgjikës ndaj Qipros 3-0, që njëkohësisht i dhuroi dhe një debutim me fitore trajnerit të ri, Martinez.

Bosnjë-Hercegovina shkatërroi 5-0 Estoninë, ku spikati Spahic me një dygolësh, ndërsa Greqia mund 4-1 Gjibraltarin në transfertë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA