Kombëtarja mbërrin në “Loro Boriçi” për 15 minutat e mbetura

06/09/2016 00:00

Kemi ende 15 minuta lojë për të shpresuar në një fitore për kombëtaren kuqezi ndaj Maqedonisë. Ishte minuta e 75 e takimit kur reshjet e dendura të shiut e bënë të pamundur vazhdimin e sfidës.

Pas konsultimeve mes UEFA-s e dy federatave u vendos që minutat e mbetura të eliminatores së parë të botërorit Rusi 2018 për kombëtaren shqiptare të zhvilloheshin ditën e sotme në orën 14:00.

Kur kanë mbetur pak më shumë se 60 minuta nga rinisja e takimit, në “Loro Boriçi” kanë zbritur edhe një herë lojtarët kuqezi.

Aktualisht në Shkodër nuk ka reshje, por koha është e vrenjtur dhe nuk premton shumë. Megjithatë shpresojmë që në këto 15 minuta të mos përsëritet moti i keq i mbrëmjes së kaluar dhe lojtarët tanë të dalin në lojën e tyre.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta