Gjukanoviç: Demarkacioni, çështje e brendshme e Kosovës
06/09/2016 00:00
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka deklaruar këtë të martë se demarkacioni i kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është “çështje e brendshme e vet Kosovës”.
“Problemi është i brendshëm dhe i përket politikës së brendshme atje”, tha Gjukanoviç në Ulqin, sipas asaj që raporton agjencia “Beta”.
Më tej, ai ka theksuar se Mali i Zi i ka bërë të gjitha veprimet e duhura sa i përket marrëveshjes për demarkacionin, dhe se nuk ka kurrfarë mospajtimi me autoritetet në Kosovë lidhur me vijën kufitare.
Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës e tërheqi nga Kuvendi këtë marrëveshje, e cila kundërshtohet fuqishëm nga opozita në Kosovë.
Top Channel