U aksidentua në një plazh të Spanjës, 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën, familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani Në hyrje të qytetit të Lushnjes është përuruar këtë të hënë memoriali kombëtar për të internuarit nga regjimi komunist në vitet 1954-1991.
Ka qenë ministri Blendi Klosi që ka bërë prezantimin e këtij monumenti, duke e vënë theksin tek rëndësia e aktiviteteve të tilla përkujtuese.
“Qeveria jonë ka punuar me shtresën e ish-të përndjekurve në të dyja rrafshet, moral dhe material. Është qeveria e majtë ajo që mori angazhimin për dëmshpërblimin dhe do vijojmë pa u ndërprerë”, ka deklaruar Klosi.
Duke nënvizuar se nga kësti i gjashtë i ndihmës janë rreth 800 përfitues, ministri i Mirëqënies Sociale është shprehur se, si memoriali i Lushnjes do të ngrihen të tjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
“Ky memorial në hyrje të qytetetit të Lushnjes është simbol i kujtesës kombëtare për t’iu kujtuar të gjithëve që këtu, në Lushnje, kanë vuajtur dënimin pa u gjykuar 32 mijë burra e gra, vajza e djem, pa përjashtuar as fëmijët. Kujtesa është garancia që kjo të mos përsëritet”, ka shtuar Klosi.
Top Channel