Përfaqësuesja e basketbollit kuqezi ka humbur edhe ndeshjen e dytë në grupe të vlefshme për kampionatin europian Euro Basket 2017.
Kundërshtari i tyre i Malit të Zi ka treguar një superioritet në nivel, për të cilin ishim të vetëdijshëm dhe shifrat 73-113 tregojnë të njëjtën gjë.
Në këtë mënyrë nuk ka mundur t’i sjellë fat as pallati i sportit “Asllan Rusi” skuadrës sonë e cila që në periodën e parë e kishte grumbulluar sa gjysma e pikëve të kundërshtarit dhe me këtë ritëm dyfishimi vazhduan periodat pasardhëse.
Ndeshja e ardhshme për skuadrën tonë do të jetë ajo ndaj Sllovakisë, e cila ka dy humbje gjithashtu në dy ndeshjet e para në grup.
Kjo përballje do të luhet në transfertë më 7 shtator në orën 18.00. Edhe Kosova ka humbur ndeshjen e dytë në grupe ndaj Ukrainës dhe të parën të luajtur në shtëpi. Ndryshe nga kuqezinjtë përfaqësuesja e basketbollit të Kosovës ka arritur të ishte dhe në avantazh në disa momente, por në fund me 7 pikë direncë 63-70 humbën ndeshjen e zhvilluar në Mitrovicë. Takimi i radhës për ta do të jetë më 7 shtator përball Bullgarisë.
Top Channel