Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren, në ndihmë edhe bashkitë fqinje Yjet shqiptare do të jenë bashkë në Vatikan, në vigjilje të kanonizimit të Nënë Terezës. Sopranoja Inva Mula do të interpretojë “Ave Maria” të Schubert. “Thais Meditation” i Massenet do të vijë nën tingujt e violinës së Shkëlzen Dolit.
“Panis Angelicus” do të interpretohet nga sopranoja Ermonela Jaho. “Fjalët e Qiririt”, të Limos Dizdarit, do të vijnë nga tenori Ramë Lahaj. Të pranishëm aty do të jenë edhe Lorik Cana për të recituar vargje të Nënë Terezës, e po ashtu Majlinda Kelmendi, Gëzim Myshketa, Lum Veseli, Andi Bajgora.
“What Child is This”, një ndër simbolet më të famshme të Krishlindjeve, do të interpretohet nga këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Rita Ora, nën orkestrimin e Shpëtim Saraçit.
Finalizimi do të jetë me himnin e madh të kompozitorit Genc Tukiçi, të titulluar “Vals hyjnor”, me vet vargje të murgeshës së të varfërve gjatë një udhëtimi nga Irlanda në Kalkutë.
Nën produksionin e Diana Toskës, koncerti i madh i 3 shtatorit në Bazilikën papale të Shën Palit mbështetet mediatikisht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Top Channel. Si një moment i rëndësishëm për kombin tonë, shumë prej të pranishmëve nuk kanë ngurruar të shprehin kënaqësinë e pjesëmarrjes edhe në profilet e tyre sociale.
Top Channel