Policia ndjek protestuesit në rrugë, dy të rinj arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane Pesë projekte turistike të propozuara nga biznesi, organizata dhe individë do të përfitojnë mbështetje nga buxheti i shtetit deri në 50 % të vlerës së tyre.
16.4 mln lekë në total do të shkojnë për krijimin e “Korridorit kulturor dhe turistik të Ali Pashë Tepelenës”, Promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik në Itali, portalin online “Visit Albania Noë”, projektin “Korça me biçikleta” dhe formimin e personelit në disa hotele dhe restorante në Pogradec dhe Durrës.
“Iniciativat kryesore lidhen me përdorimin më të mirë të natyrës dhe krijimin e produkteve turistike, të tjera me zhvillimin e sipërmarrjes sepse kemi kuptuar që vec mbështetjes financiare sipërmarrja ka nevojë për të aftësuar veten dhe bërë më mirë shërbimin turistik”, tha ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi.
Këto projekte u përzgjodhën nga komisioni i projekteve në turizëm, nga 15 iniciativa gjithsej.
Top Channel