Policia: PD, politikë me punën tonë

01/09/2016 00:00

Policia e Shtetit ka reaguar pas videos të publikuar nga Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji duke deklaruar se kjo parti po bën politikë me punën e saj.

“Nuk janë të rralla rastet kur PD ka bërë politikë me punën e policisë, ashtu siç nuk është hera e parë që PD bën politikë me rezultatet dhe sukseset e saj. Policia e Shtetit thekson se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit është një luftë e përditshme. Këtë e dëshmojnë rezultatet e arritura, të cilat nuk kanë asnjë referencë krahasimi me kohën e qeverisjes së PD”, thuhet në deklaratë.

Policia e Shtetit fton Partinë Demokratike që të denoncojë raste konkrete pranë autoriteteve të ligjit, e jo të bëjë politikë, aq më pak me vetë punën dhe rezultatet e policisë së shtetit në luftën kundër drogës.

Më herët, Partia Demokratike, përmes Ervin Salianjit tha se vendlindja e ministrit të Brendshëm është e mbushur me parcela të mbjella me hashash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA