Lopetegui e nis me fitore, Spanja mund Belgjikën

01/09/2016 00:00

Roberto Martinez u vërshëllye vetëm 45 minuta pas debutimit në stolin e Belgjikës. Ish-trajneri i Evertonit u mposht 2-0 në Bruksel nga kombëtarja spanjolle, që edhe ajo nisi një epokë të re me trajnerin Julen Lopetegui.

David Silva u kujdes që të shënonte të dy golat. Fillimisht gjeti rrjetën në minutën e 34, ndërsa dopietën e realizoi në të 62-n nga pika e bardhë.

Lajm i hidhur për Real Madrid, pasi Alvaro Morata pësoi një dëmtim duke u detyruar të lë ndeshjen.

Në miqësoret e tjera, kampionët europianë të Portugalisë mposhtën 5-0 modestët e Gjibraltarit. Pa kapitenin Cristiano Ronaldo i cili është ende në fazë rikuperimi, portugezët i udhëhoqi Nani që realizoi dopietë.

Ndërsa, Greqia befasoi Holandën duke fituar në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultat 2-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA