I gjetën drogë në banesë, “arrest me burg” zyrtarit

01/09/2016 00:00

Gjykata e Shkalles se Parë në Shkodër  ka dhënë  masën e sigurisë arrest me burg për Tome Markun me detyrë Administrator i Njësisë Administrative  Pult në Bashkinë e Shkodrës.

Dy ditë më parë Administratori i Njësisë Pult, Tome Marku u arrestua nga policia pasi në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.3 kg lëndë narkotike Cannabis sattiva dhe një armë gjahu çifte që e mbante pa leje.

I arrestuari ka mohuar akuzën e ngritur nga prokuroria duke u shprehur se në banesën ku është gjetur lënda narkotike kishte vite që nuk jetonte, por trupi gjykues ka aprovuar kërkesën e organit të akuzës duke i dhëne Tom Markut masën e sigurisë arrest me burg.

Ndaj 60 vjeçarit rëndojnë akuzat “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë”.

Top Channel