Zjarr në Gjirokastër, digjen 10 hektarë pisha

31/08/2016 00:00

Disa qindra drurë pishash të buta në kurorën e parkut natyror të Viroit janë djegur prej një zjarri masiv që ka përfshirë faqen e kodrës.

Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri shkon në 10 hektarë sipas të dhënave që japin forcat zjarrfikëse në terren.

Mësohet se pas ndërhyrjes me disa mjete zjarrfikëse është shmangur rreziku i mëtejshëm për djegien e pyllit, ndërsa zjarri po përparon drejt jugut në një zonë shkurresh dhe terreni shkëmbor.

Zjarrfikëset janë ndihmuar edhe prej policisë bashkiake dhe reparteve të emergjencës në këtë ndërhyrje. Edhe ministria e mbrojtjes ka dërguar 20 ushtarë dhe dy mjete për t’i ardhur në ndihmë efektivëve zjarrfikës në Gjirokastër.

Besohet se zjarri është vendosur me qellim djegien e kullotës që gjendet pranë masivit me pisha. Parku natyror i Viroit gjendet 3 km larg qytetit të Gjirokastrës.

Top Channel