Lezhë, zbardhet atentati në superstradë

31/08/2016 09:30

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme te rreth-rrotullimi i Ishull-Shëngjinit, ku mbetën të plagosur 2 persona. Blutë kanë identifikuar autorët e dyshuar dhe kanë arrestuar njërin prej tyre, ndërsa dy të tjerët janë shpallur në kërkim.

Pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Vlash dhe Vlad Seferaj (vëllezër) kanë shkëmbyer zjarr me shtetasin Marjan Nikolli. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur shtetasit T.K.(shok i Marjanit) dhe Marjan Nikolli, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë. Është arrestuar 40-vjeçari Marjan Nikolli, banues në Tiranë. Është ndaluar edhe Briken Kovaçi, 25 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit. Ky shtetas ka larguar me mjetin e tij nga vendngjarja shtetasin Marjan Nikolli pas ngjarjes.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e vëllezërve Vlash Seferaj, 31 vjeç dhe Vlad Seferaj, 27 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA