Bulqizë, asgjësohen 16 000 bimë kanabis

31/08/2016 13:10

Në Bulqizë janë asgjësuar rreth 16 000 rrënjë kanabis sativa të kultivuara në 5 parcela, në një operacion të koduar “Ballenjë e Madhe”.

Në vendin e quajtur mali “Ballenjë e Madhe”, njësia Administrative Martanesh, në një vend shumë të thepisur dhe të rrethuar me pemë ahu, janë konstatuar 5 parcela afër me njëra-tjetrën të kultivuara me bimë narkotike.

Nga kqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këto parcela ishin të kultivuara 16 000 rrënjë kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa disa bimë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Bimët varionin nga 90 cm deri në 170 cm.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA