Pas rehabilitimit të ndërtesës “Muzeu Gjethi”, Ministria e Kulturës zhvilloi paraditen e së martës në Bibliotekën Kombëtare një dëgjesë publike me përfaqësues të shoqatës së të përndjekurve politike dhe të drejtave të njeriut, historian e opinionistë.

Ministrja e Kulturës tha se gjatë zhvillimit të këtij projekti është hasur në zëra pro dhe kundra, por me qëllimin për të mos fshehur të vërtetën dhe historinë, nisi projekti për këtë muze, faza e parë dhe e dyte e së cilit tashmë ka përfunduar.

“Më ka befasuar se si 25 vjet pas diktaturës, shumë vende të regjimit vijonin të mbeteshin të mbyllura, duke lënë të rrënohej në mënyrë profane edhe copat e historisë. Është detyrë e politikës të ndërtojë mekanizma financiarë që dëshmitarët e kohës të mos vdesin, qe dokumentet arkivorë të mos zhduken”, tha ministrja Kumbaro.

Artan Puto, Gezim Qendro, Fabain Kati e Eldon Gjoka, së bashku me dy arkitektë italianë janë grupi i punës së këtij muzeu, kurator i së cilit është shkrimtari Bashkim Shehu.

“Përgjimet që ka bërë sigurimi i shtetit e që drejtoheshin nga kj0 shtëpi janë pikënisja e muzeut, kurse pikëmbërritja është kontrolli totalitar në diktaturë në f0rma nga më të ndryshmet”, u shpreh shkrimtari Bashkim Shehu.

Për krijimin e “Muzeut të gjethes” janë mbledhur dokumente, materiale nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, si edhe dëshmi të gjalla të viktimave, torturat e së cilëve nuk dokumentoheshin.

Top Channel