Policia Rrugore, mbi 5 mijë masa administrative në fundjavë

29/08/2016 00:00

Policia Rrugore ka vijuar në shkallë vendi aksionin për zbatimin e planit të masave me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë.

Kështu, gjatë fundjavës janë vendosur gjithësej 5.114 masa administrative, janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh të pajisur me leje drejtimi dhe 23 të tjerë në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë pezulluar gjithësej 148 leje drejtimi, nga të cilat 35 për konsumim të pijeve alkoolike, 67 për tejkalim shpejtësie dhe 46 për shkelje semafori dhe të llojeve të tjera.

Ndër të tjera janë vendosur 790 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurisë, 209 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 736 për parakalime të gabuara.

Policia Rrugore bën gjithashtu me dije se në ditët në vijim operacioni do të fokusohet në dy drejtime të tjera: sensibilizimin e përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të qarkullimit; dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Top Channel