Kryeministri Rama reagon sërish për protestën, ironizon kërkesat për dorëheqje me “manifest” arritjesh
Situata është përmirësuar totalisht në Shëngjin. Mësohet se nuk ka asnjë vatër zjarri aktive. Edhe gjatë kontrolleve të forcave zjarrfikëse në terren duket se edhe vatrat e fjetura pothuajse nuk ekzistojnë më. Sipërfaqja e djegur është e madhe, ndërsa dëmet do të verifikohen në vazhdimësi.
Situata është nën kontroll edhe në Orosh të Mirditës. Nga komunikimi me nënprefektin e Mirditës mësojmë se problematike gjendja është paraqitur deri në orën 04:00 të mëngjesit, ndërsa në këtë moment është vënë nën kontroll. Nënprefekti u shpreh se aktualisht po monitorohet terreni për t’i paraprirë ndonjë vatre të mundshme aktive.
Ndërhyrjet në Orosh u bënë deri në orën 19:00 nga ajri dhe toka, ndërsa më pas vetëm nga toka me zjarrfikëse dhe forcat e ushtrisë. Janë rreth 80 hektarë pyje të djegura në Mirditë, ndërsa falë ndërhyrjes u arrit të mos lejohej djegia e 4 banesave.
Top Channel