Moskë, zjarr në shtypshkronjë; 17 viktima
27/08/2016 14:30
Të paktën 17 emigrantë nga Kirgistani kanë humbur jetën në Moskë pas një zjarri që ra në një shtypshkronjë ku ata punonin.
Flakët përfshinë ndërtesën 4-katëshe që në orët e para të së shtunës. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Aty u mblodhën edhe të afërmit e personave që punonin në shtypshkronjë me shpresën për të dëgjuar diçka mbi fatin e të dashurve.
Komisioni Hetimor i cili i raporton drejtpërdrejt presidentit Vladimir Putin, tha se një hetim ka nisur menjëherë për shkaqet e zjarrit. Rreth 500 000 qytetarë të ish-Republikës së varfër sovjetike të Kirgistanit punojnë në Rusi.
Top Channel