Imazhe të reja mbresëlënëse të Tokës dhe Hënës, NASA publikon të gjitha fotot nga misioni Artemis II
Pas tërmetit të së mërkurës në Itali, kërkimet mbi subjektin në fjalë kanë dominuar në motorin e kërkimit Google.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, pyetjet e para ishin “çfarë të bësh në rast tërmeti”, “përse tërmetet bien gjithmonë natën”, etj.
Ndërsa tani, përdoruesit e internetit pyesin se si mund të ndihmojnë popullsitë e goditura nga tërmeti.
Në krye të pyetjeve të pyetjeve është: “si mund të ndihmojë pas tërmetit”, e ndjekur nga “si mund të dhuroj para për të dëmtuarit” dhe “për çfarë kanë nevojë viktimat e tërmetit”.
Por, veç altruizmit, italianët shprehin edhe shqetësim. Pyetja më e kredituar në këto momente është “çfarë të bëj gjatë një tërmeti”, e ndjekur nga “si verifikohen tërmetet”, apo “si mund ta kuptoj që shtëpia ime i reziston tërmetit”.
Top Channel