Pas Google dhe Apple, një kolos tjetër i së ashtuquajturës “ekonomia e re”, Amazon, ka hyrë fuqishëm në sektorin e automjeteve.

Me hapjen e portalit të kërkimit Amazon Vehicles, lideri i sektorit të shitjeve online synon t’u ofrojë konsumatorëve një gamë të gjerë zgjedhjeje të automjeteve të reja, të pdërorura dhe të atyre për koleksionistë.

Objektivi i saj është të krijojë, përmes instrumenteve ekzistuese, një komunitet personash të interesuar për këtë sektor, në gjendje të ndërveprojë jo vetëm duke postuar njoftime dhe foto, por edhe kërkesa për të dhëna të detajuara për modele specifike.

Sipas Automotive News, për momentin Amazon nuk do të hyjë në kuadrin e transaksioneve direkte, por synon që me Amazon Vehicles të ofrojë mundësinë e gjetjes dhe blerjes së pjesëve të këmbimit, duke krijuar një shërbim të ngjashëm me ato të artikujve të tjerë që ofron.

Top Channel