Pokemoni është fjala e ditës, e ndërsa njerëzit në pjesë të ndryshme të botës janë përfshirë nga dallga e manisë për kapjen e këtyre krijesave, në Australi ftesa është ndryshe: Përse të mos i hani të gjithë?!

Për këtë arsye një ambienti i ushqimit të shpejtë,  “Hashtag Burger” në Sidnei, ka krijuar hamburgera të frymëzuar nga kjo temë. Atyre u ka dhënë formën e disa personazheve të famshëm të lojës, ku spikat padyshim Pikachu.

Stafi i tij me vështirësi u bën ballë kërkesave të njerëzve që presin në radhë të gjatë.

“Frymëzimi për këta hamburgere na erdhi sigurisht nga mania e Pokemon Go që ka mbërthyer të gjithë. Por, ne sidoqofte, jemi vazhdimisht në kërkim të gjërave të reja dhe interesante. Na pëlqen risia dhe me formën tradicionale të hamburgerave nuk e kishim diçka të tillë. U mërzitëm gjithmonë me të njëjtat gjëra, ndaj dhe kërkuam diçka tjetër e cila të ishte vizualisht, por edhe nga ana gastronomike, ndjellëse për njerëzit”, thotë menaxheri i “Fast Food-it”, Archie Saliba.
 
Të mbështetura tek tre personazhet kryesore të Pokemon Go, “Pokeburget” ofrojnë përveç pamjes, edhe shijet që u përshtaten personalitetit të secilës prej figurave.

“Bulboozaur-i këtu pëlqen gjethet jeshile, ndaj e kemi mbushur me sallatë. Meqënëse Peakachu ka shkarkesa elektrike, i shtuam shumë djathë dhe patate të skuqura, që përputhen me ngjyrën e tij të verdhë. Chugmander, është pak stili nacho, me salcë djegëse”, shpjegon Archie Saliba.
 
Procesi i krijimit të hamburgerëve të veçantë nuk ka qenë aq i lehtë sa ç’mund të mendohet, ndërsa recetat e tyre mbahen top sekret.

Top Channel