Kryeministri Rama reagon sërish për protestën, ironizon kërkesat për dorëheqje me “manifest” arritjesh Pirateria televizive merr një tjetër goditje në Shqipëri. Një rrjet që tregtonte në mënyrë të paligjshme Dream Box e Android Smart Box u shkatërrua nga policia e Tiranës.
Agjentët e hetimt të krimit ekonomik e financiar në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan shetasit Kristo Taka, Valer Pinderi dhe Brenat Xhuti pasi piratonin në mënyrë të plagjishme programe televizive pa të drejtën e autorit, me qëllime përfitimi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 57 aparate “Dream box” dhe “Smart box”, një automjet , 3 USB, 3 aparate celularë si dhe një sasi kartëmonedhash. Të gjithë këta shtetas akuzohen për mashtrim, fshehje të ardhurash e riprodhim pa të drejtë të veprës së tjetrit. Mes programeve të piratuara nga platforma ndërkombëtare ishin shumë kanale të Platformës Digitalb për filma, filma për fëmijë e sport duke i shkaktuar një dëm tëpër të madh kësaj kompanie që investon financime kolosale për të siguruar të drejtat televizive për abonentët e saj.
Digitalb prej vitesh i prin një fushate të tillë të organeve ligjzbatuese kundër piraterisë dhe ka mbështetur e do të mbështesë edhe në të ardhmen çdo aksion të ndërmarrë në këtë drejtim. Digitalb inkurajon çdo hetim dhe ndëshkim të operatorëve ilegalë që prishin konkurrencën e ndershme dhe kërkojnë të c”rregullojnë tregun për përfitime të paligjshme në programet IPTV. Një mega-aksion i ngjashëm u krye pak ditë më parë në mënyrë të sinkronizuar edhe në disa vende të Europës, si Qipro, Holandë, Bullgari, Greqi të bashkërenduar me policinë europiane, Europol.
Top Channel