LIVE/ Trump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore. Sulmet kundër objekteve energjetike ndalen për pesë ditë. Teherani mohon Përpara se të mbarojë mandatin presidencial, Barack Obama ka vendosur të krijojë zonën e mbrojtur detare më të madhe në botë.
Projekti ishte nisur nga ish-presidenti George Bush në vitin 2006, por tani Obama ka vendosur të katërfishojë madhësinë e zonës.
Monumenti kombëtar i marinës do të jetë dyfish më i madh sesa shteti i Teksasit. Javën e ardhshme pritet që presidenti të udhëtojë drejt Hauait për të folur rreth nevojës së marrjes së të tilla vendimeve në kuadër të ndryshimit të klimës.
Me masat e reja Obama do të ndalojë peshkimin brenda kësaj zone. Peshkimi do të lejohet vetëm me leje, si pjesë e projekteve për hulumtime shkencore apo të tjera praktika kulturore të Hauait. Por disa grupe peshkatarësh janë shprehur të shqetësuar për kufizimin në industrinë e tyre.
Sean Martin, kryetari i njërës prej këtyre grupeve tha se ai ishte i zhgënjyer me vendimin, i cili sipas tij është i bazuar në arsye politike dhe jo shkencore.
Flota e peshkimit “Longline” furnizon pjesën më të madhe të Hauait me peshk. Por, Shtëpia e Bardhë duket se nuk i ka marrë parasysh këto ankesa dhe thotë se zgjerimi i zonës së mbrojtur do të përmirësojë qëndrueshmërinë e ekosistemit dhe do të mbrojë më shumë se 7000 specie detare.
Top Channel