Itali, shkon në 267 numri i viktimave të tërmetit

26/08/2016 08:10

Të dhënat e fundit të Departamentit të Mbrotjes Civile flasin për 267 viktima nga tërmetet që tronditën të mërkurën qendrën e Italisë. 207 kanë humbur jetën në Amatriçe, 49 në Arkuata dhe 11 në Akumoli.

Ndërkohë, një tjetër tërmet i fortë (magnituda 4.8) ka tronditur Amatriçen në Itali. Lëkundjet janë ndjerë në orën 06:28 të ditës së sotme dhe kanë shkaktuar shëmbjen e disa ndërtesave të tjera.

Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar mes zjarrfikësve që po gërrmojnë ende në kërkim të personave të humbur.

Gjatë natës ka patur edhe lëkundje të tjera më të lehta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA