E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’ju bashkuar Messit në kampionatin amerikan
Marin Cilic shkakton befasinë në SHBA, teksa fiton në Turneun Masters të Sinsinatit. Tenisti kroat theu në finale Andy Murray, duke i dhënë fund serisë së 22 fitoreve radhazi të britanikut.
Në këtë ndeshje Cilic u shfaq superior ndaj kampionit olimpik, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 2-0 (6-4 dhe 7-5) për të shënuar suksesin e tij të parë në në një turne Masters në 71 paraqitje të tij.
Në të njëjtën kohë, ai i dha fund edhe dominimit të “Katër Fantastikëve”: Djokovic, Murray, Federer e Nadal, të cilët kanë mundur të fitojnë 18 turnetë e fundit Masters.
“4-5 muajt e fundit kanë qenë më të mirët për mua. Megjithatë, mendoj se ka ende disa gjëra të cilat mund t’i përmirësoj”, deklaroi Murray.
Ndërsa Cilic, për të cilin kjo është fitorja e tretë në 14 ndeshje ndaj Murray, theksoi se ky sukses në Mastersin e Sinsinatit ishte një hap i madh i bërë prej tij dhe se shpreson që ai të vazhdojë në këtë mënyrë.
Top Channel