Për herë të parë në 27 vitet e fundit, studimi i amerikanëve J.D Powers për cilësinë e makinave nxjerr në krye një markë që nuk prodhon mjete luksoze.

Kia Motors renditet e para në listën e 33 makinave që kanë raportuar më pak probleme gjatë tre muajve të para pas blerjes. Në vend të fundit është “Smart”, që lë pas “Fiat” dhe “Volvo” në dy vendet e parafundit, sipas studimit të J.D Powers, raporton agjencia Reuter.

J.D Powers ka bërë më shumë se 80.000 anketime të pronarëve që kanë blerë makina. Ata duhet t’i përgjigjen 233 pyetjeve për defekte që shfaqen në tre muajt e parë. Me më shumë ankesa janë shfaqur pronarët e makinave të mëdha, (pick-up dhe fuoristrada SUV).

FOTO GALERI
1/6

Top Channel