Protestuesit hedhin molotovë drejt policisë, kundërpërgjigjen dy autobotë me ujë Të humbasësh pyjet do të thotë të humbasësh pak nga pak jetën dhe Shqipëria ka humbur rreth 60 përqind të tyre, një shqetësim të cilin e ngre në studimet e tij, Selman Mëziu.
“Janë shkatërruar 60 përqind e pyjeve në Lurë, Theth, Martanesh e deri në jug të vendit”, thotë studiuesi Mëziu duke shtuar se këtë shifër e mbështet nga statistikat zyrtare, burimet private dhe bisedat me inxhinierët.
Një ligj serioz për pyjet, sipas Meziut, do të ishte edhe zgjidhja për ngërçin e krijuar, duke renditur edhe tre hapa që duhen ndërmarrë për të mbërritur në shpëtimin e pyjeve.
Sipas Mëziut politika është problemi kryesor, pasi sipas tij, me administrimin e pyjeve nuk merren profesionistët.
“Duhet ndërtuar një ligj serioz në bashkëpunim me ndërkombëtarët, ndarja e pyjeve duhet bërë në mënyrë kadastrale, sepse ne nuk dimë kush i ka pyjet: shteti, shoqatat etj. Rimëkëmbja e pyjeve të sëmura bëhet duke patur në krye specialistë dhe inxhinierë të fushës”, thotë ai.
Mëziu shton se dikur Shqipëria numëronte 1 milion e 450 mijë hektarë pyje, nga të cilat kanë mbetur vetëm 500 mijë.
Top Channel