Të gjithë kthejnë kokën në Monako teksa vajza tërheqëse nuk e ka problem t’i japë makinës miliona euroshe edhe me taka të larta.

Shoferja e kësaj Koenigsegg One:1 nuk është e panjohur në Monako. Bëhet fjalë për piloten portugeze të garave, Carina Lima. Edhe vjet ajo bëri lajme pasi u shfaq me një Koenigsegg Agera R dhe i dha gaz në maksimum para turmës që e brohoriste.

Koenigsegg është kompania suedeze që prodhon makina sportive të personalizuara, të cilat kanë vënë disa herë rekorde fuqie, shpejtësie por edhe shtrenjtësie në çmim.

Deri më sot kanë prodhuar vetëm shtatë makina Koenigsegg One:1, me çmime që arrijnë deri në 4 milionë euro, dhe një prej tyre e ka Carina Lima.

Carina Lima, siç duket dhe nga fotot më poshtë, ka pasion jo vetëm makinat luksoze por edhe mbajtjen e trupit në formë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel