Autoritetet kineze ushtrojnë një kontroll të rreptë të internetit, kontroll që duan ta shtrijnë tashmë edhe në fushën e transmetimit të drejtpërdrejtë.

Rregullatori i internetit u ka kërkuar të gjitha faqeve që ofrojnë këtë shërbim të dhënat të sakta të përdoruesve dhe të kontrollojnë përmbajtjen gjatë gjithë kohës.

Rregullorja e re synon që të vendosë kontroll mbi videot e cilësuara se “të padenja” nga morali i shoqërisë dhe ligjet vendase.

Në Kinë janë afërsisht 80 platforma që ofrojnë këtë shërbim, që është i përhapur në masë mes të rinjve vendas.

Në muajin prill të këtij viti, Ministria e Kulturës bëri publik një hetim mbi faqet më të mëdha që ofronin shërbimin “live stream”. Nga ky hetim ajo tha se u gjetën materiale me përmbajtje pornografike dhe dhune që dëmtojnë moralin e shoqërisë kineze.

Katër janë faqet që mbizotërojnë në këtë treg në Kinë. Bilibili, YY, Inke dhe Douyu, që tërheqin me miliona përdorues në ditë.

Top Channel