Konsiderohej zv.presidenti më i fuqishëm në historinë e Amerikës, ndërron jetë në moshën 84 vjeçare, Dick Cheney						Dy sulme me autobombë janë kryer sot në Turqi kundër dy stacioneve të policisë në lindje të vendit, duke shkaktuar në tërësi vdekjen e të paktën 6 personave dhe plagosjen e rreth 220 të tjerëve.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave viktimat janë 2 civilë dhe 4 policë. Ndërkohë, përgjegjësia i atribuohet kurdëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.
Njëri nga sulmet u krye ndaj selisë qendrore të policisë në Elazig, saktësojnë autoritetet, ku mbetën të vrarë 3 policë dhe të plagosur 73 vetë, përfshirë civilë.
Ndërsa më herët, një shpërthim i ngjashëm u krye ndaj një komisariati policie në provincën Van, ku mbetën të vdekur 1 oficer dhe 2 civilë, si dhe u plagosën 146 persona.
Forca e shpërthimit dëmtoi makinat e parkuara përreth, çrrënjosi pemët dhe shkaktoi një krater të madh jashtë ndërtesës.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, ka kryer një seri sulmesh me bombë ndaj policisë turke, kryesisht në jug-lindjen me shumicë kurde, që kur armëpushimi me qeverinë e Ankarasë u ndërpre vitin e kaluar.
Top Channel