Gabimet në Barcelona-Atletico, UEFA e ndëshkon Kovacs, por FIFA e çon në Botëror
Katër notaret olimpike, të cilët disa ditë më parë deklaruan se ishin grabitur në Rio de Zhaneiro, tani akuzohen se gjatë një mbrëmjeje vonë ata kanë dëmtuar derën e një stacioni karburanti, dhe tani kërkohet që ata të paguajnë dëmin e shkaktuar.
Tre nga notarët mbeten në Brazil për shkak të hetimit të hapur mbi grabitjen e pretenduar, ndërsa i katërti Ryan Lochte, fituesi i medaljes së artë, është kthyer në Shtetet e Bashkuara ditën e hënë. Por përpara se Lochte të linte Brazilin, një gjyqtar kishte urdhëruar që asnjëri prej tyre nuk duhej të largohej për shkaqe hetimi.
Skema e grabitjes mbetet e paqartë. Notarët thonë se sapo ishin larguar nga rezidenca e sportistëve francezë në fshatin Olimpik të dielën në mëngjes, taksia e tyre ishte ndaluar nga persona të armatosur të cilët janë paraqitur si policë dhe u kërkuan paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete.
Por, pas shqyrtimit të kamerave të sigurisë, rezulton që djemtë vijonin t’i kishin me vete sendet personale që i kishin deklaruar të vjedhura. Mospërputhja e deklaratave ka bërë që të lindë mister në skemën e grabitjes së sportistëve.
Top Channel