Shkodër, vetëdorëzohet autori i plagosjes së dyfishtë në Dukagjin

17/08/2016 00:00

Rreth 7 orë pasi plagosi vëllain dhe kunatën në fshatin Ndërlysaj të Dukagjinit, autori i ngjarjes, shtetasi Lekë Bllaza është vetëdorëzuar tek forcat e policisë.

Në njoftimin për mediat policia bën të ditur se për shkak të veprimeve operacionale të zhvilluara nga uniformat blu në zonën e Dukagjinit, 53-vjeçari Bllaza është detyruar të dorëzohet.

Ndaj të ndaluarit kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës së shkallës së parë në Tiranë për veprat penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ndërkohë, personat e plagosur, të identifikuar me inicialet D.B dhe K.B, përkatësisht vëllai dhe kunata e autorit, u transportuan me heilkopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel