Vdekja e shqiptarit, Totozani letër homologut grek

15/08/2016 00:00

Avokati i Popullit, Igli Totozani i ka dërguar një letër homologut grek Andreas Pottakis, të cilit i kërkon të kryejë një hetim mbi rrethanat e vdekjes së shtetasit shqiptar Pëllumb Marknikollaj, në një komisariat të policisë së Athinës.

“Në respekt të familjes së të ndjerit dhe opinionit publik në Shqipëri ju kërkoj ta ndiqni këtë rast edhe në kuadër të kompetencave si mekanizëm kombëtar i parandalimit të torturës, i cili shqyrton veprimet dhe mosveprimet e organeve të policisë në respektimin e të drejtave dhe të garancive të personave të privuar nga liria”, shkruan Totozani në letrën drejtuar homologut të tij grek.

Avokati i Popullit të Shqipërisë i ka dërguar një shkresë zyrtare edhe Ministrisë së Jashtme shqiptare, të cilës i kërkon informacione mbi hapat që po ndërrmerr ky institucion lidhur me zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësve që shkaktuan vdekjen e 29-vjeçarit shqiptar në komisariatin e policisë Kato Patisia, në kryeqytetin helen.

Top Channel