Mbi 900 gjoba për rripin në 24 orët e fundit

14/08/2016 00:00

Policia Rrugore njofton se po vazhdon me përpikmëri zbatimin e masave të reja administrative që kanë hyrë në fuqi në Kodin Rrugor për shkelësit e rregullave të qarkullimit.

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar 923 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu  po gjatë ditës së djeshme datë 13.09.2016 janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.473 masa administrative.

Janë arrestuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 3 drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej 14 Leje Drejtimi, nga këto 2 për alkool, 1 për shpejtësi dhe 11 për shkelje të ndryshme, janë vendosur 27 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 43 masa për perdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Top Channel