Një muaj pasi u gjetën 3 automjete në liqenin e Shkopetit, paraditen e së dielës në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Mat ka ardhur një telefonate nga një kalimtar i cili njoftonte se dallonte një automjet brenda liqenit.
Automjeti i katërt i nxjerrë nga ky liqen brenda një periudhe të shkurtër ka qenë një automjet Reno Skrin tip i ri pa targa me ngjyrë të zezë.
Blutë bëjnë me dije se makina ndodhej rreth 60 metra më lart vendit ku në korrik u nxorrën tre automjetet e tjera nga polumbarët e Reneas.
Nga kqyrja paraprake e automjetit rezultoi se në brendësi të automjetit nuk kishte njeri si dhe dyshohet se ky automjet është hedhur në Liqen brenda harkut kohor 3-4 mujor. Gjithashtu po nga kqyrja paraprake e automjetit nuk është konstatuar ndonjë send i kundraligjshëm.
Pasi është nxjerrë në rrugë automjeti tip Reno Skrin do të transportohet për në Komisariatin e Policisë Mat për veprime të mëtejshme.
Top Channel