Analiza e CNN/ Demokratët triumfojnë në të gjitha frontet zgjedhore, ja cilat janë konkluzionet para “luftës” për senatin në mes të mandatit të Trump Një seri shpërthimesh kanë tronditur resortet në Tajlandë dhe kanë shkaktuar vdekjen e 4 personave, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Bombat ishin të fshehura në vazo bimësh dhe ishin vendosur 50 metra larg njeri-tjetrit dhe janë aktivizuar përmes telefonit me rreth 30 minuta diferencë nga njëra tjetra.
Në qytetin e famshëm Hua Hin, 4 bomba shpërthyen në 24 orët e fundit, ndërsa shpërthime të tjera kanë goditur edhe Phuketin.
Ata që i kanë organizuar këto shpërthime janë përqendruar në zona ku turizmi lulëzon. Deri tani, bilanci është ky:
• 4 shpërthime në Hua Hin dhe 2 viktima
• Dy shpërthime në Surat Thani dhe një i vdekur
• Dy shpërthime në plazhin Patong, në ishullin Phuket
• Një shpërthim në Trang dhe një viktimë
• Shpërthime në Phang Nga.
Top Channel