Departamenti i policisë në Karolinën e Veriut po punon për një sistem kompjuterik që do të tregojë oficerët që rrezikojnë të shfaqin tendenca armiqësore, si ato të rasteve të fundit në këtë rajon të Shteteve të Bashkuara.

Sistemi, i quajtur Sistemi i Ndërhyrjes në Kohë, analizon karakteristikat personale të agjentëve, rrethanat dhe faktorët e lagjeve të ndryshme si aspekte parashikuese për të paralajmëruar ngjarjet armiqësore.

Projekti argumentohet me faktin se departamentet e policisë zakonisht bazohen vetëm tek “intuita e ekspertit” për të përcaktuar nëse një polic mund të përbëjë rrezik për publikun.

Gjithashtu, burimet e kufizuara janë një tjetër arsye që pengojnë zgjidhjen e këtij problemi, që së fundmi ka arritur pikun me vrasjen e të rinjve me ngjyrë.

Top Channel