Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni ka pritur këtë të premte në një takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Në njoftimin për mediet thuhet se, ministri Hyseni e ka njoftuar ambasadorin për progresin dhe punën që është bërë në Kosovë në forcimin e rendit dhe të ligjit.
“Ministri ka veçuar angazhimin e përbashkët të të dyja vendeve, sa i përket bashkëpunimit në luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi, e veprimet konkrete në veçanti që janë bërë sidomos në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit”, thuhet në njoftim.
Hyseni ka kërkuar nga Italia që ta mbështesë Kosovën për anëtarësimin në INTERPOL. Ndërsa ambasadori i ri i Italisë, Piero Cristoforo Sardi tha se, bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Top Channel