Witsel i mbyll derën Juves, qëndron me Zenitin

11/08/2016 00:00

Ndërsa Juventusi kishte filluar të mësohej me profilin e Witsel, zëvendësuesi natural për francezin e sapolarguar Pogba, belgu i ka mbyllur derën Juves, duke preferuar të qëndrojë në Rusi.

Në nje intervistë për “R-Sport”, mesfushori belg është shprehur se e ka bërë zgjedhjen e tij. “Kam vendosur të qëndroj edhe për një vit me Zenitin. Jam i përqendruar për kampionatin në vazhdim, më pas do të shikojmë se çfarë mund të ndodhë”, është shprehur belgu.

Juve e kish piketuar Witselin si zëvendësuesin e Pogbasë, si dhe në pritje të Marchisios, që nuk do te jetë pjesë e skuadrës të paktën deri në muajin nëntor. Në këto kushte, Juve është duke kërkuar një emër të ri, ku më i mundshmi është Luiz Gustavo i Wolfsburg, ndërsa Matic duket një objektiv i paarritshëm, duke qenë se Conte e sheh si pikën më të fortë te Chelsea i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB