Internetit askush nuk mund t’i qëndrojë larg, madje as trafikantët e lëndëve narkotike. Në Shtetet e Bashkuara ka një rritje të mëdha shitja e drogës përmes rrjetit.

Sipas një studimi të kryer nga kompania “Rand Europe’, trafikantët, sidomos shpërndarësit e vegjël po i drejtohen gjithnjë e më shumë internetit, apo asaj pjese të tij që njihet si “dark ëeb”.

Në këtë pjesë përdoruesit hyjnë me një shfletues (broëser) të posaçëm dhe gjurmimi është i vështirë nga ana e autoriteteve. Kjo u mundëson shpërndarësve që të ndjehen më të sigurtë dhe të qetë në “punën e tyre”.

Rritjen më të madhe kjo formë e tregtimit të narkotikeve e ka në tregun që e konsumon më shumë; Shtetet e Bashkuara. Sipas “Rand Europe”, që ka siguruar të dhëna të përafërta vetëm për muajin janar të këtij viti, në SHBA tregtia onlin e narkotikëve zinte 36 përqind të totalit, apo 5 milionë dollarë, në Britaninë e Madhe 16 përqind e kështu me radhë.

Top Channel