Not, Rita Zeqiri mbyll aventurën e saj në “Rio 2016”

07/08/2016 00:00

Rita Zeqiri e mbylli në vendin e fundit garën e saj në 100 metra shpinë për femra, teksa u rendit e treta nga 3 garuese në baterinë numër 1.

Rita, e cila në fakt nuk është se kishte pritshmëri të mëdha në këtë garë përveç pjesëmarrjes e nisi nga platforma numër 3 garimin e saj.

Në 50 metrat e parë shpinë ajo arriti të përmirësojë rezultatin e saj të regjistruar një vit më parë në Botëror duke ndalur kronometrin në 34 sekonda e 33 të qindtat ndërsa komplet garën e mbylli me rezultatin 1 minutë e 12 sekonda e 31 të qindtat duke u pozicionuar në vendin e fundit në bateri, pas Evelina Afoas nga Ishujt Samoa dhe nepalezes Gaurika Singh që u rendit e para në këtë bateri me kohën e 1 minutë 8 sekonda e 45 të qindtat por që gjithsesi ishte ndër më të dobtat sa i përket kësaj gare kualifikuese në 100 metra shpinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB