Shpërthen Liverpool, “poker” ndaj Barçës

06/08/2016 00:00

Lionel Messi me shokë u turpëruan nga skuadra e Jurgen Klopp. Liverpool mposhti 4-0 Barcelonën në miqësoren që u luajt pasditen e së shtunës në “Wembley”.

Katalansit më shumë u kujdesën të qarkullonin topin, ndërsa anglezët shënuan katër herë.

Luis Enrique hodhi në fushë një skuadër të fortë, me Lionel Messin, Luis Suarez e Munir në vijën e sulmit, Suarez, Busquets e Turan në mesfushë, ndërsa në mbrojtje Mascherano, Vidal, Mathieu e Camara. Në port Ter Stegen.

Transferimi i kësaj merkatoje, Mane, shënoi golin e parë për të tijtë në minutën e 15. Në pjesën e dytë, Liverpool realizon dy gola të shpejtë. Në të 47-n Mascherano shënon në portën e gabuar, ndërsa dy minuta më pas Origi shënon për 3-0.

Në minutën e tretë të shtesës, një tjetër lojtar i ardhur këtë verë, Grujic, realizon për 4-0.

Kjo ishte edhe një ndeshje emocionuese për Luis Suarez që luajti për herë të parë ndaj ish-skuadrës. Tifozët anglezë i kënduan emrin ndërsa ai largohej nga fusha në minutën e 75.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB