Sezoni festiv në DigitAlb/ Me Paketën Premium përfitoni Champions League, Serie A dhe Big Brother
Thuajse prej një jave olimpistët shqiptarë ndodhen në Rio duke u përgatitur për garat e tyre në këtë Olimpiadë të 31-të që ngriti siparin mbrëmjen e djeshme me ceremoninë e zhvilluar në stadiumin “Marakana”.
Sportistët e parë që do të fillojnë garat janë dy peshëngritësit, e para është dhe sportistja e cila ju bashkua e fundit ekipit tonë, peshëngritësja Evagjelia Veli. Ajo garon mbrëmjen e së dielës në peshën 53 kg.
I dyti do të jetë peshëngritësi Briken Çalja, i cili garon më 10 gusht. Peshëngritësi kuqezi do të marrë pjesë në peshën 69kg.
Gjithashtu në të njëjtën datë do të garojë dhe notarja Nikol Merizaj e cila merr pjesë në disiplinën e 100 metra stil i lirë.
Një ditë më pas do të jetë notari tjetër Sidni Hoxha që merr pjesë në garën e 50 metra stil i lirë.
Sportistët e fundit që do të garojnë në Olimpiadën e Brazilit për Shqipërinë do të jenë dy atletët Izmir Smajlaj, i cili garon në kërcim së gjati më 13 gusht, dhe Luiza Gega e cila gjithashtu garon në datën 13 gusht në garën e 3000 metra me pengesa.
Top Channel