Higuain debuton ndaj West Ham, ftohet edhe Pogba

06/08/2016 00:00

Gonzalo Higuain pritet të debutojë me fanellën e Juves në miqësoren e kësaj fundjave që “zonja e vjetër” do ta zhvillojë kundër anglezëve të West Ham.

Trajneri Allegri konfirmoi aktivizimin e bomberit argjentinas, që më shumë mundësi nuk do ta nisë nga minuta e parë. “Gonzalon do ta shikojmë në fushë për disa minuta”, u shpreh tekniku italian.

Mirëpo, një transferim kaq i bujshëm do të shoqërohet nga një largim po kaq i bujshëm. Mediat angleze shkruajnë se të dielën do të marrë fund “odideja” Paul Pogba dhe mesfushori do t’i bashkohet “djajve” të United.

Por, Allegri sillet normalisht, duke thënë se francezi është ftuar për takimin.

“Paul është grumbulluar për ndeshjen dhe për stërvitjen në ‘Vinovo’. Nuk dua të flas për ndonjë zëvendësim, sepse Paul është një futbollist i Juventusit”, vijoi Allegri.

Sa i përket mundësisë për të fituar titullin e 6 radhazi në Itali, tekniku italian shtoi se nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Niveli i skuadrës është ngritur dukshëm, por kjo nuk na lejon që të shpallim veten kampionë apo të jemi para kohë në finalen e Champions”, tha Allegri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB