Aksidentohet autobusi i linjës Burrel-Tiranë, plagosen dy udhëtarë

05/08/2016 00:00

Një autobus me 12 persona në të ka humbur kontrollin përgjatë aksit Burrel-Tiranë dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si Ura e Karricës.

Si pasojë dy persona janë lënduar dhe u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit të Burrelit ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar gjithashtu në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet që shkaktuan aksidentin.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel