Velipojë, lëndohet pushuesi teksa lundronte me motor uji

04/08/2016 00:00

Një turist, duke bërë xhiro me motorin e ujit në plazhin e Velipojës, ka rënë gjatë kohës që ka marrë kthesën dhe është dëmtuar lehtë në kokë.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke marrë mjekimin e duhur. Turisti ka dalë nga spitali dhe është dërguar sërish në vendin ku ishte akomoduar me pushime.

Sipas burimeve policore, përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, turisti nuk ka shprehur asnjë pretendim dhe nuk ka bërë kallëzim.

Top Channel