Analizë e CNN/ Pse Zelensky po përballet me një zgjedhje të tmerrshme mes një marrëveshjeje të keqe dhe asnjë marrëveshjeje Donald Trump ka hedhur poshtë zërat se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet në fushatën e tij. Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, nëpërmjet një statusi në “Tëitter” është shprehur se, uniteti brenda kampit politik është ndoshta edhe më i madh se kurrë më parë.
Por realiteti nuk tregon kështu. Së fundmi, edhe kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, Reince Priebus vuri në dyshim votën e tij për miliarderin Trump. Retorika e ashpër me prindërit e një ushtari mysliman amerikan të vrarë, refuzimi i mbështetjes ndaj republikanëve Paul Ryan dhe John McCain, po ashtu edhe teoria se zgjedhjet e nëntorit janë të manipuluara, duket se i kanë ulur pikë Donald Trump.
Megjithatë, kriza e ditëve të fundit të fushatës së tij nuk është e pashembullt. Miliarderi përjetoi një periudhë të ngjashme të këtyre lloj polemikave në qershor, menjëherë pas marrjes së nominimit zyrtar republikan, e po ashtu është ndeshur prej fillimit të kandidaturës së tij me zëra skeptikë që nuk kanë besim tek aftësia e Donald Trump për të qenë president.
Edhe pse në avantazh me thuajse 9% në sondazhet e fundit, edhe Hillary Clinton është sulmuar ditët e fundit. Një dokumentar i titulluar “Amerika e Hillarysë: Historia sekrete e Partisë Demokratike”, me regjisor Dinesh D’Souza kritikon rolin e Clintonit si Sekretare Shteti. Sigusisht që njeriu, i cili është bërë edhe fansi më i madh i dokumentarit që zgjat afërsisht dy orë, është Donald Trump.
Top Channel