Nuk ka parà për rrugët, ARRSH mblidhet urgjent pas aksidentit të Velipojës

03/08/2016 00:00

Pas aksidentit me 4 të vdekur në Velipojë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka thirrur një mbledhje urgjente me drejtorët rajonalë për çështjet e sigurisë rrugore.

Drejtorëve u është kërkuar që të merren masa për të minimizuar aksidentet dhe pasojat prej tyre.

Nga ana tjetër, për aksidentin në fjalë, drejtori rajonal i Shkodrës thotë se me aq fonde sa janë në dispozicion është mundësuar vendosja e disa tabelave. Ndërsa ndërhyrjet në infrastrukturë kërkojnë më shumë parà.

Në bashkëpunim me policinë, Drejtoria e Rrugëve në Shkodër ka përcaktuar vendet për t’u plotësuar me sinjalistikë. Por problemet e ndriçimit dhe të masave mbrojtëse në infrastrukturë mbeten të pazgjidhura për shkak të financimeve.

Në aksin ku ka ndodhur aksidenti, pronësia e rrugës është e ndarë mes Autoritetit Rrugor dhe Bashkisë së Shkodrës.

Top Channel