Koreja e Jugut pezulloi shitjen e 80 modeleve të makinave Volkswagen dhe gjobiti prodhuesin gjerman për akuzat se manipulimit të testeve të ndotjes. Volkswagen mori një gjobë të re prej 16 milionë dollarësh që i shtohet asaj prej 15 milionë të vitit të shkuar.

Pikërisht vjet, prodhuesi më i madh i makinave në Europë pranoi se kishte manipuluar testet e ndotjes në automjetet me naftë. Pezullimi i shitjes së 80 modeleve në Korenë e Jugut prek Volkswagen, Audi dhe Bentlin dhe vjen si pasojë e hetimit masiv gjatë të cilit u kontrolluan edhe zyrat e kompanisë në Seul.

Ministria jugkoreane e Ambientit gjithashtu anuloi lejet e certifikatat për 83 000 makina duke e çuar këtë numër në 200 mijë. Këto përbëjnë 68% të 3000 makinave që Volkswagen ka shitur në Korenë e Jugut që prej 2007-s.

Ky vend është një treg i rëndësishëm për kompaninë gjermane, sidomos për dy degët e saj luksoze Audi dhe Bentli. Volkswagen i kishte trefishuar shitjet në Korenë e Jugut para se të përfshihej nga skandali dhe duket se do të kalojë shumë kohë para se ta marrë veten.

Koreja e Jugut po tregohet shumë e ashpër me kompaninë gjermane dhe veç gjobave apo ndalimit të shitjeve, pritet që të padisë disa prej drejtuesve të saj.

Top Channel