Analizë e CNN/ Pse Zelensky po përballet me një zgjedhje të tmerrshme mes një marrëveshjeje të keqe dhe asnjë marrëveshjeje Organizatat bamirëse që mbrojnë të infektuarit me HIV kanë fituar një betejë të rëndësishme gjyqësore mbi financimin e medikamentit parandalues të Sidës, pasi sipas tyre, ky lloj ilaçi do të jetë armiku kryesor i virusit vdekjeprurës.
Vendimi i gjykatës thotë se ky lloj ilaçi tani mund të financohet nga Shërbimi Shëndetësor Shtetëror britanik NHS i cili varet drejtpërdrejtë nga qeveria.
Por këta të fundit kundërshtojnë se nuk është përgjegjësia e tyre financimi i këtij lloji medikamenti të kushtueshëm duke thënë se do të apelojnë vendimin, madje edhe nëse kjo do të arrijë deri në kundërshtimin e zyrtarëve të lartë të shëndetësisë.
Sipas tyre, trajtimi është një shërbim parandalues dhe për këtë arsye financimi nuk është përgjegjësia e tyre. Përdorimi i ilaçit mendohet se e redukton me 90% përhapjen e virusit. Ajo është një kokërr që konsumohet një herë në ditë dhe kushton 400 dollarë në muaj për person.
Teza e zyrtarëve të shëndetësisë është që këtë ilaç t’ia japin homoseksualëve, pasi kryerja e marrëdhënieve intime mes të njëjtit seks është edhe një nga faktorët kryesorë që ka çuar në përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar 4 mije njerëz infektohen me HIV.
Top Channel